Paradite e përgjakshme në qytetin e Maceratës. 

Një makinë e tipit Alfa Romeo me ngjyrë të zezë ka shkaktuar panik gjatë paradites së sotme në rrugët e këtij qyteti duke terrorizuar banorët.

Makina me në bord dy persona ka hapur zjarri në pika të ndryshme të qytetit kundër emigrantëve afrikanë. 6 persona kanë mbetur të plagosur disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Supozohet se shkaku lidhet me ngjarjen e disa ditëve më parë  kur një vajzë 18 vjeçare ka mbetur viktimë nga vrasja me thikë nga një emigrant afrikan.

Trupi i 18 vjeçares u gjet i bërë në copa brenda një valizhe të braktisur në rrugë.

Makina Alfa Romeo 147 ka hapur zjarr në pika të ndryshme të qytetit e në afërsi të banesës së afrikanit autor i vrasjes së 18 vjeçares italiane.

Kryetari i Bashkisë së qyteti i ka bërë thirrje qytetarët të mos dalin nga shtëpia deri sa situata të qetësohet.

Policia italiane informoi se një person është arrestuar.

/Ora News.tv/