Në autostradën Tiranë Durrës kanë nisur punimet për zëvendësimin e trafikndarëseve të betonit me metalike. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kjo ndërhyrje po bëhet për të mos shmangur përmbytjen në autostradë ndërsa ka devijuar trafikun Durrës me 1 korsi Punimet do të zgjasin 2 ditë.

Gjtë kësaj fundjave qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës do të realizohet më një korsi. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në segmentin CityPark dhe Ford përkatësisht nga km 7.3 deri në km 8.6 do të zëvendësohen trafikndarëset e betonit me metalike. Kjo masë është marrë për të shmangur përmbytjet në këtë zonë pasi trafikndarëset e betonit pengonin kullimin e ujërave.

Autoritetit Rrugor Shqiptar bën me dije se është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pasi përfunduan punimet për vendosjen e dy tombinove në afër kthesës së Rinasit edhe këto me të njëjtin qëllim për shmangien e përmbytjeve në autostradë.

Punimet zgjatën dy javë dhe vlera e investimit ishte rreth 342 mijë euro. Para disa viteve autostrada Tiranë-Durrës u përmbyt prej reshjeve të dendura të shiut duke u bërë e pakalueshme për qarkullimin e automjeteve .

/Ora News.tv/