Para se të martohet me Travis, Kylie Jenner do bëhet nënë për herë të dytë

Para se të martohet me Travis, Kylie Jenner do bëhet nënë

Martesa e Kylie Jenner dhe Travis Scott ka mbetur një dilemë për të gjithë. U përfol se udhëtimi në Itali për ditëlindjen e miliarderes lidhej me një ceremoni private, por jo. Burime pranë tyre tregojnë se gjithçka ndodhi në mënyrë spontane.

“Kylie dhe Travis nuk kanë në plan të martohen.

Ata e planifikuan udhëtimin në momentin e fundit. Në fillim, Kylie donte të bënte festë të madhe në Los Anxhelos me miqtë dhe familjen, por ndërroi mendje sepse donte të bënte çdo gjë me Stormin”, tha burimi.

Mesa duket, çifti do bëjë një fëmijë tjetër para se të kurorëzojë dashurinë me martesë.

“Ata të dy vendosën që të ishin bashkë për ditëlindjen e Kylie. Ajo e shijoi udhëtimin me familjen, por nuk mendoi në asnjë moment për dasmë. Ajo e di që është e re por do të dëshironte një bebe tjetër dhe për këtë nuk ka nevojë të martohet. Një fëmijë i dytë do të vijë më parë”, përfundoi burimi pranë çiftit.

EMISIONET