Ka përfunduar në barazim pa gola, gjysmëfinalja e kthimit mes Lazio-s dhe Milanit, me skuadrën finaliste që do vendoset pas kohës shtesë.

Në "Olimpico" u pa një Lazio më e uritur për të shkuar në fund të kompeticionit të dytë për nga rëndësia, Kupa e Italisë.

Ishte sulmuesi më i rrëzikshëm në këtë sezon, Ciro Immobile që tentoj të befasoj kuqezijtë, që nga ana e tyre reaguan me mesfushorin Bonaventura, por që Thomas Strakosha ishte në pozicionin e duhur.

Kështu, tifozët e lacios dhe ata kuqezijtë do të presin dhe pak për të mësuar fatet e skuadrave të tyre, pasi barazimi pa gola në takimin e parë dhe ky i sotmi e dërgon ndeshjen në kohën shtesë dhe nëse rezultati do mbetet i pandryshuar dhe në 30 minutat ekstra, do nevojitej llotaria e 11 metërshave. 

/Ora News.tv/