Papa kritikon Trump për ndarjen e familjeve emigrante

Papa kritikon Trump për ndarjen e familjeve emigrante

Papa Françesku ka kritikuar politikën e "tolerancës zero të administratës së Trump" që ka ndarë familjet në kufirin meksikan.

Në një intervistë për Reuters në rezidencën e tij në Vatikan, Papa mbështeti mbështeti deklaratat e bëra nga peshkopët katolikë amerikanë që e konsideronin ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre imorale dhe në kundërshtim me vlerat katolike .

"Unë jam në anën e konferencës së peshkopëve,"-tha ai, duke iu referuar këtyre deklaratave. "Nuk është e lehtë, por populizmi nuk është zgjidhja."

Administrata Trump në maj vendosi se kushdo që ndodhej në SHBA në mënyrë të paligjshme do të ndiqej penalisht. Ndaj familjarët që kalojnë kufirin ndahen, me fëmijët që largohen nga prindërit dhe këto të fundit që presin për procedurën e tyre penale.

Ndërsa imazhet tronditëse dhe audio e fëmijëve që u ndanë nga prindërit në kufi u publikuan këtë javë, Trump ndodhet nën presion në rritje për të hequr politikën e tij të "tolerancës zero".

Por Trump ka mbrojtur veprimet e administratës së tij dhe ka fajësuar demokratët për ndarjet e vazhdueshme.

EMISIONET