Christian Panucci shpall listën për dy miqësoret, ka plot risi

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor).

Janë 24 lojtarë që janë thërritur për këto dy takime, ku nën drejtimin e trajnerit dhe stafit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Zyrih.

Në skuadrën kombëtare janë rikthyer sërish futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje. 

Në këtë listë spikatin hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos. 

Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Zyrih, në datë 29 maj, në orën 20.00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian (Francë) në datë 3 qershor.

Lista e lojtarëve:


EMISIONET