Panucci komenton "Derhin e Madoninës": Shpresoj të përfitojë ...

Panucci komenton "Derhin e Madoninës": Shpresoj të

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka folur për derbin e "Madoninës" që do të zhvillohet këtë të dielë në "San Siro". Në një prononcim për  "Radio Anch'Io Lo Sport", 45 vjeçari e cilësoi derbin mes Milanit dhe Interit si një kampionat në vete:

"Është një kampionat në vete. Në këtë duel shikoj Milanin më të favorizuar, pasi ka në gjirin e saj një sulmues si Piatek. Ndërkohë, Inter po vuan nga çështja e Mauro Icardit. Ajo ka sjellë mjaft probleme te zikaltërit, të cilët mund ta vuajnë mungesën e argjentinasit në atë takim. Gjithsesi, në këtë sfidë nuk bëj tifo për askënd. Shpresoj që të lënë pikë dhe të përfitojë Roma."-tha mes të tjerash Panucci.

Pritet që këtë javë, italiani të zbulojë listën e të grumbulluarve për sfidat e 22 dhe 25 marsit, përkatësisht ndaj Turqisë dhe Andorës, të vlefshme për fazën kualifikuese të Euro2020.


EMISIONET