Panik në Romë, guida turistike kërcënon të hidhet nga Koloseu

Panik në Romë, guida turistike kërcënon të hidhet nga

Momente paniku sot në një nga objektet më simbolike të kryeqytetit italian Romë.

Një person ka kërcënuar se do të hidhet nga një pikë e lartë e Koloseut , pasi autoritetet italiane i kishin tërhequr licencën e tij si guidë turistike.

Guida turistike kishte hipur deri në katin e dytë të Amfiteatrit Flavio duke kërcënuar me vetëvrasje.

Për disa minuta rresht ka ecur përgjatë pjesë së jashtme të kornizës së katit të dytë duke vënë seriozisht në rrezik jetën e tij, nën vështrimin e tmerruar të turistëve të shumtë që këtë paradite ndodheshin për të vizituar Koloseun.

Skuadrat e shpëtimit të zjarrfikësve dhe të forcave të policisë mundën të bindnin guidën turistike të hiqte dorë nga gjesti i tij e të zbriste.

Ky gjest ka ardhur një ditë pasi ka hyrë në fuqi normativa e miratuar nga Bashkia e Romës e cila ndalon ushtrimin në rrugë e përballë monumenteve historike të aktivitetit të promotorëve të guidave turistike.



EMISIONET