Romelu Lukaku ka krijuar momente paniku në takimin që po luhet në këto momente në "Old Trafford".  

Sulmuesi belg i “Djajve”, ka rënë pa ndienja në fushën e lojës pas një përplasje me mbrojtësin hollandez Hoedt të Southampton.

Ndeshja është ndalur për disa minuta, ndërsa  mjekët janë futur menjëherë në fushën e lojës për t’i dhënë ndihmën e parë sulmuesit Lukaku, i cili është larguar nga fusha me barelë.


/Ora News.tv/