Futbollisti Bafetimbi Gomis ka shkaktuar panik në stadium në ndeshjen e zhvilluar sot mes Gallatasaray dhe Ksimpasa.

32-vjeçari, i cili më përpara ka qenë pjesë e Lyon e Marseille, në minutën e tetë të takimit pa patur ndonjë kontakt është shtrirë në fushë, duke humbur vetëdijen për pak sekonda.

Menjëherë në fushë kanë hyrë mjekët të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë lojtarit.

Fatmirësisht nuk pati asgjë për t’u qetësuar, pasi Gomis u rikthye në fushë për të luajtur pjesën tjetër të takimit, por ky moment bëri që për disa momente ndeshja të kalonte në plan të dytë.

/Ora News.tv/