Është dita e fundit e Panairit të Librit. Botuesit kanë bërë zbritjet e fundit të librave të tyre, ndërsa lexuesit po shfryëzojnë orët e fundit për të bërë blerjet e titujve të interesuar.

E ndërsa të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit do të bëjnë përmbledhjet e tyre mbi këtë edicion të rradhës, ky panair u shoqëruar edhe me një sërë diskutimesh që lidhen  me kërkesën e uljes së taksës së krijmtarisë dhe mënyrës se si vijnë botimet dhe kryesisht përkthimet në vendin tonë.

Në fakt, kritikët letrat dhe studiuesit e kanë një konkluzion paraprakë.

Studiues: Prania e një lexuesi që është i interesuar sepse çdo panair duhet të kërkojë lexuesin dhe jo vizitoret. Shoh një raport ku është më shumë sensi i daljes për të parë, për të vënë rë se çfarë ndodh me stendat dhe jo librat e interesit.

Duke shfryëzuar ditën e pushimit të së djelës, fëmijët treguan një interes të lartë në stendat e botueseve duke bërë përzgjedhjet e tyre.

Morën pjesë mbi 90 shtëpi botuese, me titujt nga të gjithë zhanrët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

/Ora News.tv/