Panairi i Librit, botuesit: Mungon mbështetja e institucioneve

Panairi i Librit, botuesit: Mungon mbështetja e institucioneve

Mungesa e mbështetjes financiare nga institucionet është shqetësimi kryesor i botuesve. Ata vlerësojnë suportin e Ministrisë së Kulturës por thonë se është i pamjaftueshëm për zhvillimin e industrisë së librit.

Në Pallatin e Kongreseve janë u duke kryer përgatitjet e fundit për të pritur dashamirësit e librit. Edicioni i 21 i Panairit të Librit do të nis të mërkurën por botuesit ankohen për mungesën e mbështetjes financiare nga institucionet.

Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve: Është një problem, por u mësuam me këtë situatë.  

Kjo nuk është e vetmja vështirësi. Ata thonë se disa prej shtëpive botuese janë më të favorizuara se të tjerat.

Vasilika Tafa, Botuese: Libri është vështirë të hyhet në biblioteka. Institucionet duhet të kenë vëmendje më të madhe ndaj librit. Megjithëse ka vëmendje të ndryshme ndaj shtëpive botuese të ndryshme.  

Edicioni i 21 do të bashkoj deri në datën 18 Nëntor rreth 100 shtëpi botuese, universitete dhe institucione të tjera, puna e të cilëve ka në fokus librin.

EMISIONET