Disa pamje horror janë publikuar në internet ku tregojnë se si torturohen derrat në një fermë në pronësi të një nga prodhuesit më të mëdhenj të vendit.

Ngjarja, e cila u regjistrua në fermën "Fir Tree Farm" në Lincolnshire të Britanisë së Madhe, u filmua nga kamerat e fshehta të vendosura nga një grup i fushatës "Barazia e Kafshëve".

Në video shfaqen derrat ku shkelmohen vazhdimisht në kokë, goditen me porta dhe shpohen me furk.

Një nga kafshët raportohet të jetë torturuar aq keq sa që nuk është në gjendje të lëvizë.

/Ora News.tv/