Pallati 5 katësh i sigurtë për tu banuar, rrëshqitja e dherave kërcënim për Gjirokastrën

Pallati 5 katësh i sigurtë për tu banuar, rrëshqitja e

Pallati 5 katësh dhe banesa private tre katëshe që krijuan panik dhe detyruan evakuimin e 20 familjave janë të sigurtë për tu banuar, ashtu siç Ora News raportoi pak ditë më parë. Ky është përfundimi zyrtar i raportit të dytë të ekspertëve të Shërbimit Gjeologjik kombëtar.

Për të shmangur rrezikun në të ardhmen, ekspertët rekomandojnë masa të menjëhershme.

Por pas qetësimit të situatës në Lagjen Punëtori, alarmi është ngritur në Kodrën e Lagjes “Çfakë” dhe zonën poshtë kullës së Sahatit të Kalasë së Gjirokastrës, ku në orët e mëngjesit pati rrëshqitje gurësh e dherash

Kreshnik Merxhani i angazhuar në projektet për mbrojtjen e qytetit pjesë e trashëgimisë së UNESCO lëshon thirrjen SOS ndërsa thotë se po verteton parashikimet e një studimi të vitit 2006 që flet për këtë rrezik, ndaj kërkon ndërhyrje. Pak ditë më parë në Gjirokastër u prezantua një nismë për përfshirjen e qytetit mes 7 pasurive të trashëgimisë më të rrezikuara në Europë.

EMISIONET