Banorët e pallateve në rrugën "Dhimitër Shuteriqi" dhe "Ndrec Luca" janë bashkuar për të krijuar një fond përmes të cilit  kanë realizuar rehabilitimin e fasadave.

Nisma ka marrë dhe mbështetjen e Bashkisë, duke bërë të mundur transformimin e plotë të lagjeve.

Veliaj: Është një ditë përvëluese vere, e megjithatë është akoma më i mirë lajmi që një bllok i tërë pallatesh ka dalë në dritë falë kontributit të qytetarëve. Njiheshin si pallatet e Arabit, ishin një njollë turpi në urbanistikën e Tiranës, të bëra në vitet e rrumpallës, vitet ’90, pa plan, pa urbanizim, pa ashensorë, pa kanalizime, pa infrastrukturën e nevojshme.

Kryebashkiaku u bëri thirrje banorëve të lagjeve të tjera të zgjedhin këtë formë bashkëpunimi për të përfituar nga fondet.

Veliaj: Ndonëse mund të jenë pallate të kohës së vjetër, janë pronë private, pra janë privatizuar diku nga viti ‘93-‘94, ndaj të gjithë duhet të kuptojnë që administrimi i përbashkët nënkupton që secili me vullnet të lirë bashkon pronën e vet me të tjerët, për t’u siguruar që e përbashkëta është diçka që i sjell vlerë asaj që është e përvetshme dhe private. Duhet që të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë demokratike, që investimi të ketë duk.

Projekti i rehabilitimit të zonës ka përfshirë dhe aplikimin e sistemeve të reja të termoizolimit, duke u krijuar mundësi banorëve të pallateve që të kursejnë energji.




/Ora News.tv/