Palestinezët paralajmërojnë SHBA për zyrat në Uashington pas padisë kundër Izraelit

Palestinezët paralajmërojnë SHBA për zyrat në

Organizata Çlirimtare e Palestinës (PLO) ka paralajmëruar se do të ngrijë lidhjet e saj me SHBA-në nëse Shtetet e Bashkuara kërcënojnë mbylljen e zyrës së PLO-së në Uashington.

Në një video në Twitter, sekretari i përgjithshëm i PLO, Saeb Erekat, e quajti masën "të papranueshme".

Zyrtarët amerikanë thonë se PLO mund të shkelë një kusht ligjor për të operuar në SHBA.

Ligji i SHBA thotë se autoritetet palestineze nuk duhet të ushtrojnë presion ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar izraelitët.

PLO, e cila shihet nga bashkësia ndërkombëtare si përfaqësuese e të gjithë palestinezëve, hapi një zyrë në Uashington në vitin 1994.

Është hera e parë, që Departamenti i Shtetit ka refuzuar të lëshojë një licencë gjashtë mujore të veprimit për të.

Një zyrtar i departamentit të shtetit përmendi "deklarata të caktuara të liderëve palestinezë" lidhur me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) si arsye për mos-rinovimin.

Në shtator, presidenti palestinez Mahmud Abbas i tha OKB-së se palestinezët i kishin bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për të hetuar dhe ndjekur penalisht zyrtarët izraelitë rreth "përfshirjes në aktivitetet e vendosjes dhe agresioneve kundër popullit tonë".

Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se Presidenti Trump kishte 90 ditë për të vendosur nëse do ta lejonte PLO të mbante zyrën e tij nëse ai mendon se palestinezët kanë hyrë në "negociata direkte dhe kuptimplote me Izraelin".

Abbas tha se ishte "i befasuar thellë" nga lëvizja e SHBA, të cilën ai tha se kishte "pasoja të rrezikshme për procesin e paqes dhe marrëdhëniet amerikano-arabe".

Z. Erekat tha se besonte se qeveria izraelite po bënte presion mbi administratën Trump "në një kohë kur ne po përpiqemi të bashkëpunojmë për të arritur marrëveshjen përfundimtare".

Qeveria izraelite tha se ishte një çështje e së drejtës amerikane, raportoi agjencia e lajmeve Associated Press.

EMISIONET