Vendimi i Komisioni të Disiplinës në FIGC për të zbritur në Seria C skuadrën e Palermo është pritur mjaft mirë nga futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Seria B italiane.

Ledian Memushaj me Pescarën e tij kanë kaluar automatikisht në fazën gjysëmfinale të play-off që të ngjit në Seria A, teksa marrin vendin e katërt në kampionat.

Fat akoma më i mirë për skuadrën e Venezia. Ekipi ku aktivizohet futbollisti i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni i shpëton zonës play-out, ku mban vendin e 14-të pas pezullimit të Palermos.

Gjithsesi, ende nuk është zyrtarizuar plotësisht ky vendim sa i përket zbritjes së skuadrës siciliane, por shqiptarët e Seria B janë në festë tashmë.

/Ora News.tv/