Pakti për Universitetin, PD: Rama gënjen studentët, nuk plotëson kërkesat

Pakti për Universitetin, PD: Rama gënjen studentët, nuk

Partia Demokratike thotë se “Pakti për Univeristetin” i lancuar nga Kryeministri është mashtrim dhe në shkelje të ligjit.

Deputetja, Albana Vokshi, tha se ky pakt nuk plotëson kërkesat e studentëve.

Ajo tha se Kryeministri po bën përpjekje të shëmtuara për të mashtruar dhe përçarë studentët.

Vokshi: Aktualisht Rama ka alokuar për arsimin, duke përfshirë të gjitha nivelet e arsimit, vetëm 313 milion euro, ndërkohë që kërkesa e studentëve është 702 milion euro për të arritur në nivelin 5 %.Pra, duket qartë që kemi buxhet të munguar. Pra, kjo është kërkesë e paplotësuar nga Rama për studentët.

Kalojmë tek pjesa e dytë e kërkesës së parë për rritjen e buxhetit 5 %, që është përgjysmimi i tarifave: Aktualisht, Rama ka alokuar në buxhetin e vitit 2019-të, 64.5 milion euro. E ka alokuar këtë buxhet përpara se sa studentët të ngriheshin në protestë, ndërkohë që e pranuar edhe nga ministri Ahmetaj, në mënyrë që të përgjysmohen tarifat apo të jepen bursa studentët nga familje në nevojë, të verbër, para dhe tetraplegjikë, pra një serë kategorish, e gjithë kjo paketë përgjysmimi apo dhëniesh bursash kërkon rreth 2 miliard lekë të reja, që do të përkthehet ndryshe 16 milion euro.



EMISIONET