Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje për çështjet e hapura me Shqipërinë, që sipas tij do të jenë pozitive për të dyja palët.

Në një intervistë për të përditshmen greke "Ethnos", Kotzias për herë të parë ka folur publikisht pas takimit me homologun e tij Ditmir Bushati në Kretë.

I pyetur nga gazetari "nëse pas takimit mjaft të gjatë me homologun shqiptar në Kretë, a jeni optimist për një zgjidhje-paketë të problemeve midis të dy palëve", Kotzias është përgjigjur:

Kotzias: Përmes historisë së përbashkët të dy popujve tanë, u krijuan ndërvarje të shumëfishta, linja konflikti dhe shanse për miqësi. Duhet t'i zgjidhim problemet e të kaluarës, të punojmë për një të sotme më të mirë të mundshme dhe të garantojmë një axhendë pozitive bashkëpunimi për të ardhmen.

Sa u përket problemeve dhe mundësive për aksione të përbashkëta, ka çëshgtje që i interesojnë më shumë palës shqiptare dhe çështje të tjera që i interesojnë më shumë palës greke. Përballimi bashkarisht i këtyre problemeve përbën atë që në teorinë e negogiiimeve quhet "zgjidhje paketë". Mendoj se jemi në rrugë të mbarë, kështu që  të shkojmë në një marrëveshje e cila do të jetë pozitive për të dyja palët.

Më tej, ministri i jashtëm grek është pyetur nëse konstaton "shenja ndryshimi në qëndrimin e qeverisë Rama kundrejt Athinës".

Kotzias: Po shoh se është kuptuar që rruga europiane e vendit është më e rëndësishme se disa çështje të tjera të caktuara. Lexova dhe deklaratat e fundit të zotit Rama, ku flet për zhvillimin e një marrëdhënieje strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë. Këto janë fakte pozitive. Ndihmojnë në krijimin e besimit reciprok.

Kotzias është ndalur në qëndrimin e partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, e cila para disa ditësh kritikoi takimin e Kretës, duke reaguar në deklarata që kryeministri shqiptar i kishte bërë para një viti.

Kotzias: Më lejoni të vë në dukje që opozita mori një lajm inekzistent dhe të rremë, një "fake neës" që bazohej në një fjalim të zotit Rama para një viti, pra në rrethana krejt të ndryshme. Opozita e paraqiti sikur fjalimi të ishte mbajtur dje dhe pastaj shtiu me batare kundër Shqipërisë dhe meje që po bëjmë negociata. Këto janë taktika idiote dhe nuk ndihmojnë aspak.

/Ora News.tv/