Pakistani ka mbjellë rreth 1 miliard pemë në gusht të vitit 2017, disa muaj përpara afatit të paralajmëruar.

Tani, kodrat e krahinës veriperëndimore të vendit në Khyber Pakhtunkhwa janë të mbuluara me pemë të reja.

Projekti masiv i ripyllëzimit - i quajtur "Cunami i një bilion pemëve", ka arritur të mbjellë 350,000 hektarë tokë me pemë duke ndihmuar gjithashtu rigjenerimin natyral, në përpjekje për të rikthyer pyjet e varfra të krahinës dhe për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike.

Dekadat e prerjes dhe fatkeqësitë natyrore kanë reduktuar në mënyrë drastike pyjet e Pakistanit. Shifrat për mbulimin e përgjithshëm të pyjeve të vendit variojnë midis rreth 2% dhe 5% të sipërfaqes së tokës. Megjithatë, Pakistani ka një nga nivelet më të ulëta të mbulimit të pyjeve në rajon.

Pakistani është midis 6 vendeve të prekura më shumë nga ngrohja globale.

Khyber Pakhtunkhwa kishte humbur zona të mëdha drurësh për shkak të prerjes masive dhe rrëshqitjes së dherave. Në 2016-n, përmbytjet e shpeshta goditën provincën, duke vrarë dhjetëra njerëz. Projekti kushtoi 169 milionë dollarë.

/Ora News.tv/