Pak e shpifur!

Pak e shpifur!

Pamjet e zymta tregojnë një audiologist që heq një pjesë të një tampon pambuku nga veshi i një njeriu - pasi e kishte mbajtur atë për rreth dy vite.

Neel Raithatha, i cili drejton një klinikë në Leicestershire, shpjegoi se pacienti i paidentifikuar ishte në agoni para se tamponi të hiqej përfundimisht.

Burri e mbërtheu pambukun në veshin e tij të djathtë në vitin 2016, por mendoi se kishte dalë, ndërsa më voni pati dëgjim të kufizuar.

Z. Raithatha, pronar i Klinikës Dëgjimore në Oadby, bëri një 'procedurë delikate' për nxjerrjen e pjesës së vogël të pambukut.

Doktori e ngarkoi videon në kanalin e tij në YouTube, duke shkruar: 'Klienti ka raportuar dëgjim të dobët në veshin e djathtë".

"Për fat të mirë, veshi ishte i shëndetshëm dhe i pa dëmtuar dhe u desh rreth një minute për të hequr".

"Kjo ishte një procedurë delikate, duke pasur parasysh se pambuku u shty menjëherë drejt veshit.

Njeriu i paraqiti Z. Raithatha pasi u shqetësua për një sasi të pazakontë dhimbjesh brenda veshit të tij.

Kujdesni kur pastroni veshët!

EMISIONET