Policia ka vënë në pranga një 64-vjeçar në Përmet pasi pagoi qiranë e tokës me para  të falsifikuara.

"Arrestimi i Barjam Sejat, u bë pasi i kishte marë me qera tokat shtetasit A.H, 70 vjeç, banues në Durrës, qeranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara,"-raporton policia.

Policia sekuestroi kartmonedhat në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 183/2 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/