Pacult: E dinim që do ishte e vështirë, fati nuk na buzëqeshi

Pacult: E dinim që do ishte e vështirë, fati nuk na

Kukësi u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë nga Laçi dhe për trajnerin e Kukësit, Peter Pakult ku tregoi se skuadra e humbi përqendrimin në pjesën e dytë dhe kurbinasit e dominuan lojën.

"Ishte një situatë jo e mirë. Me çdokush dëshironim finalen. E kishim deri në 15 minutat e fundit. U mërzita si shkoi loja në fushë. U mërzita dhe me fytyrat e lojtarëve në fund të ndeshjes. Por futbolli kështu e ka. E dinim që rezultati 0-0 ishte i hapur. Kaluam në avantazh me meritë. Në pjesën e dytë, ekipi nuk funksionojë siç e prisnim të gjithë. Më pas morëm golin e barazimit.

"Mendoj që jam kundër thënies me fatin. Kemi bërë ndeshje të mira deri tani. Nuk kemi pasur shumë gjëra me fatin, në këto ndeshje sa jam unë këtu. Nëse flasim për fati, nga vendi ku kemi qenë dhe ku jemi tani, nuk jemi me fat në këtë pozicion.

"Nuk ka të bëjë me ndeshjen kundër Partizanin. Atë ndeshje bëmë shumë mirë, për meritën tonë dhe jo për fat. Në pjesën e dytë, nuk luajtëm mirë. Laçi nga minuta në minutë, fitoi terren dhe shënoi.

"Edhe unë mendoj që në pjesën e dytë nuk i bëmë gjerat siç duhej. Gabime në pasime dhe lojtarët nuk kishin shumë vetëbesim. Më pas Laçi e mori kontrollin e lojës. Kjo është arsyeja pse nuk jemi në finale. E dinim të gjithë që Laçi do të bënte më shumë se në pjesën e parë. E thamë dhe në dhomat e zhveshjes."- tha Pacult.

EMISIONET