Shoqata e pacientëve të prekur nga talasemia i bën thirrje qeverisë që të përfshijë në listën e rimbursimit për vitin 2018 medikamentin e ri “Jadenu” që trajton këtë semundje. Sipas kryetarit të Shoqatës, medikamenti jep një efekt afatgjatë tek ata pacientë me mbingarkesë kronike të hekurit të shkaktuar nga transfuzioni i gjakut.

Shoqata e pacientëve që vuajnë nga talasemia apelon Ministrinë e Shëndetësisë për rimbursimin e medikamentit të ri që trajton këtë sëmundje.

“Jadenu”, është një medikament që jep një efekt afatgjatë tek ata pacientë me mbingarkesë kronike të hekurit të shkaktuar nga transfuzioni i gjakut.

Kryetari i Shoqatës, Musa Zenelaj, thotë se “Jadenu” ka të njëjtin çmimi me medikamentin “Exjade” që është përdorur për vite me rradhë.

Musa Zenelaj: Firma prodhuese ka nxjerrë medikamentin tjetër të kësaj natyre por me fuqi shumë më të mirë dhe me veprime anësore në trup shumë të pakta. Ne kërkojmë që ky medikament të hyjë në rimbursim për vitin 2018.

Zenelaj apelon qytetarët që të dhurojnë gjak për pacientët me talasemi, pasi nevojat janë ende shumë të mëdha.

Musa Zenelaj: Nevojat për gjak janë për të qajt natë e ditë. Ka pacientë me hemoglobinë 6, 5, 4 që asnjëri nuk e beson sesi jetojnë.

Talasemite janë nje grup semundjesh trashëgimtare të karakterizuara nga një defekt gjenetik i sintezës së hemoglobinës.

Trajtimi për të cilin ka nevojë një i semurë talasemik është transfuzioni i rruazave të kuqe, përçuesit e oksigjenit në organizëm.








/Ora News.tv/