Nxënësve në Itali u është thënë që të mos shkojnë në shkollë nëse nuk mund të provojnë se janë vaksinuar. Kjo gjë është vënë me detyrim pas debatit kombëtar mbi vaksinimin.

Prindërit rrezikojnë të dënohen me 500 euro nëse i çojnë fëmijët të pavaksinuar në shkollë. Ligji i ri erdhi pasi u rritën rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi, por zyrtarët italianë thonë se normat e vaksinimit janë përmirësuar.

Nën ligjin Italian “Lorenzin”, i quajtur kështu pasi ish-Ministri i Sëhndetësisë që e ngriti si problematikë tha se fëmijët duhet të jenë imunë ndaj disa sëmundjeve kur të ndjekin shkollën.

Këtu përfshihet vaksina për linë, fruthin, shytat dhe viruse të tjera ngjitëse. Fëmijët deri në moshën 6-vjeçare do të dërgohen në shtëpi nëse paraqiten në kopësht pa prova vaksinimi.

Ndërsa të tjerët nuk do ndalohen që të shkojnë në shkollë, por prindërit e tyre do gjobiten.

/Ora News.tv/