Betohet qeveria e re greke

Betohet qeveria e re greke

Vetëm pak orë nga shpallja e fitores plebishitare, qeveria e re greke me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis ka marrë formalisht detyrën.

Betimi ceremonial i 51 ministrave dhe zëvendësministrave të rinj të vendit u mbajt të martën në selinë presidenciale përpara kryepeshkopit të Athinës, Jeronimi.

Të njëjtën ceremoni ndoqi një ditë më parë edhe kreu i ri i ekzekutivit, i cili ka premtuar zbatimin e politikave ambicioze nëpërmjet 17 dikastereve të ndryshme.

Kabineti me shumë pjesëtarë jopolitikë do të ketë si zëvendëskryeministër gjykatësin Panajotis Pikramenos, ministër i Jashtëm është caktuar demokrati i njohur Nikos Dendias, dhe funksionarit me përvojë Hristos Stekuras i është besuar dikasteri i financave.

Për ta bërë sa më të pranueshëm ekipin e tij, 51-vjeçari Mitsotakis ka përfshirë edhe zyrtarë të partive rivale të majta, siç janë ministrat e mbrojtjes dhe ajo e kulturës, të cilët raportohet se janë shkarkuar nga grupet e tyre.

Të hënën, politikani demokrat u shprehu besimplotë për përballimin e çdo sfide me kabinetin e tij.

"Mandatin e fortë që na dha populli grek kemi për ta respektuar deri në fund. Nga sot fillon puna e vështirë, por unë kam besim të plotë te aftësitë tona,“- Mitsotakis.

Gjatë ditës, Mitsotakis u takua edhe me ish-kryeministrin Aleksis Cipras, i cili e dorëzoi detyrën me një shtrëngim duarsh dhe me urimet për suksese.

Nga beteja mes dy rivalëve, të dielën doli fitimtar partia "Demokracia e Re" e cila mori 158 nga 300 mandatet parlamentare, ndërsa "Siriza" e Cipras rreth 70 më pak.

Qeveria e re është zotuar ta kthejë në trajektore pozitive ekonominë dhe imazhin e vendit, ndërsa pritet me interes qëndrimi i demokratëve për çështjet rajonale si raportet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

EMISIONET