Dëmtimi në shpinë mund të ketë mbyllur sezonin e Mesut Ozil me Arsenalin, por ai beson se do të jetë gati për Botërorin në Rusi që nis vetëm pak ditë më vonë.

Mesut Ozil ka larguar frikën nga tifozët e kombëtares së panzerave pasi që ka thënë se ai do të jetë në Botëror dhe se lëndimi i tij në shpinë nuk është serioz.

“Pak vështirë për mua që mungova në ndeshjen e djeshme të Arsenalit për shkak të problemeve me shpinë. Me duhet pak kohë të shërohem por do të jem gati për Botëror. Edhe njëherë dëshiroi ta falënderoi trajnerin ton. Ishte nder që luajta me ju, Wenger! Të faleminderit për të gjitha kujtimet që i patëm se bashku”.-shkroi Ozil ne rrjetin social "Instagram"

Ozil është lojtari kryesor për ekipin e Joachim Low derisa Kombëtarja gjermane dëshiron ta mbrojë titullin e Kampionit që e fitojë në 2014.

/Ora News.tv/