OSBE/ODIHR: Vendimet e KQZ në disa raste ishin me pikëpyetje

OSBE/ODIHR: Vendimet e KQZ në disa raste ishin me pikëpyetje

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glover, në konferencën për mediat një ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit u shpreh edhe rreth punës së KQZ-së.

Glover tha se nuk ka arsye që të paragjykojë KQZ-në nëse operoi apo jo si organ i pavarur, por theksoi se disa vendime të Komisionit ishin me pikëpyetje.

Pyetje: A punoi KQZ si një organ i pavarur?

Glover: Nuk kemi asnjë arsye të supozojmë se nuk operoi si i pavarur. Ishte konstruktiv ashtu sikur kishte disa raste kur vendime të KQZ ishin me pikëpyetje.

Kur u pyet nëse pajtohet me akuzat e opozitës, e cila e ka "pagëzuar" KQZ-në  si Komision të Vjedhjes, Glover tha se kërkon më shumë informacion për pretendimet.

Pyetje: A pajtoheni me akuzat e opozitës të cilat kanë filluar dje dhe sot duke e quajtuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si Komisioni Qëndror i Vjedhjes?

Glover: Nuk e di saktësisht se cilat kanë qenë këto pretendime dhe akuza dhe ku bazohen. Do të doja të dija më shumë që të isha në gjendje të thosha jam apo nuk jam dakord.



EMISIONET