Orteku vret tre alpinistë

Orteku vret tre alpinistë

Tre alpinistë profesionistë janë gjetur të vdekur pas një orteku në Parkun Kombëtar të Banff në Kanada.

Alpinistët austriakë David Lama, 28 vjeç, dhe Hansjörg Auer, 35 vjeç, si edhe amerikani Jess Roskelley, 36 vjeç, po përpiqeshin të ngjiteshin në Howse Peake.

Grupi u raportua i zhdukur të mërkurën e kaluar. Ekipet e shpëtimit ngritën dyshimet se kishin vdekur por përpjekjet për gjeten e tyre u penguan nga kushtet e motit.

Burrat ishin pjesë e një ekipi të sponsorizuar nga linja e veshjeve North Face.

Gjatë ekspeditës së tyre, grupi ishte nisur drejt Hoëse Peake, i njohur si M16, që është ngjitur vetëm një herë më parë.

EMISIONET