"Orkestra e harqeve", rikthehet pas 30 vitesh Festivali orkestral

"Orkestra e harqeve", rikthehet pas 30 vitesh Festivali orkestral

Për tre ditë me radhë në teatrin “Skampa” të Elbasanit do të jetësohet Festivali Kombëtar i Orkestrës së Harqeve. E risjellë në qytet pas më shumë se 30 vitesh, synohet të kthehet në traditë duke promoguar grupet orkestrale të vendit dhe muzikën e dhomës.

Rikthehet pas më shumë se 30 vitesh në qytetin e Elbasanit, "Orkestra e harqeve", Festivali që promovon muzikën e dhomës.

Ky aktivitet kulturor do të zhvillohet në teatrin “Skampa” në datat 20, 21 dhe 22 tetor.

Organizatorët thonë se repertori i çdo orkestre do të jetë i lirë për të sjellë stilin barok, solistike, interpretim vokal e instrumental, trio e kuartete. Por vëmendja është te krijimtaria shqiptare.

Kliton Kapaj: Për të nxjerrë në pah disa vlera artistike të cilat edhe në rang kombëtar, edhe në rang lokal janë disi të harruara. Për sa i përket krijimtarisë muzikore shqiptare të orkestrave dhe  të muzikës së dhomës. Në këto data hyrja është e lirë, i ftojmë të gjithë qytetarët që të vinë dhe ta ndjekin këtë aktivitet.

Blerim Narazani: Muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj ka të bëjë edhe me informacionet e vogla, duo, trio, kuartete, oktete etj të cilat kanë në repertorin e tyre shumë vepra të autorëve botërorë më të dëgjuarit sot por dhe nga krijimtaria shqiptare.

Në këtë event të “Orkestrës së harqeve” do të marrin pjesë trupa nga Tirana, Elbasani, Durrësi, Berati, Korça, Vlora  etj.

EMISIONET