“Orkestra e harqeve”, finale me emocione dhe çmime në Elbasan

“Orkestra e harqeve”, finale me emocione dhe çmime në

Në një natë të mbushur me emocione dhe magji melodish nga kompozitorët më të famshëm të muzikës klasike, Orkestra e Elbasanit ka fituar edicionin e 3-të të takimit kombëtar të orkestrave të harqeve.

Në këtë natë finale nuk munguan as interpretimet individuale nga artistë të rinj.

Falë performacës së tyre, juria përzgjodhi fitues për Quartetin Frymor, grupin e djemve nga Peja dhe tenor Ismet Veselin nga Tetova.

Çmimi për vokalisten iu dha Gjyle Pelingut, ndërsa instrumentistët më të mirë u shpallën Armand Broshka e Kostaq Vrama.

Dirigjenti i Orkestrës së Elbasanit, Bujar Alliu,u shpreh entuziast për fitoren.

Sipas drejtorit të Festivalit, Blerim Narazani, kjo mbrëmje ishte një sukses falë punë së bërë përej më shumë se një viti.

Gjithashtu, në këtë mbrëmje Ansambli Arqideas u vlerësua si Ansambli më i mirë.

Çmimi i Skëndërbeut shkoi për orkestrën e harqeve të Durrësit, ndërkohë që vendi i dytë për performancën më të mirë i takoi Tetovës.

EMISIONET