Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Orinda Huta ka vetëm pak muaj që ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me Turjan Hyskën.

Një ndër dasmat më të komentuara në faqet rozë, ata zhvilluan një ceremoni madhështore, të cilën Orinda e komentoi: “Përrallore dhe Magjike!”

Por nuk ka përfunduar gjithcka këtu pasi ajo ka publikuar disa fotografi me fustan të bardhë, ku thotë: “Unë mendoj se qëlluam në shenjë me atë të datës 27 por kjo nuk na pengon të luajmë nusesh sërish.”

Tepër elegante, Orinda duket se do jetë imazhi i koleksionit 2018 të Geraldina Sposa për promovimin e fustaneve të reja të nusërisë.

Ndërkohë vazhdojnë komentet për pritjen e një anëtari të ri në familjen e saj, por asgjë nuk është konfirmuar.


/oranews.tv/

/Ora News.tv/