Organizim fenomenal i Europianit, FIBA i hap dritën jeshile Shqipërisë

Organizim fenomenal i Europianit, FIBA i hap dritën jeshile

Luksemburgu fitoi kampionatin Europian të basketbollit për djem për moshën U16 divizioni C që u zhvillua për dy javë në kryeqytet.

Në finalen e zhvilluar në "Feti Borova" , Luksemburgu arriti një fitore bindëse ndaj Andorrës 78-50 në një ndeshje emocionuese.  Medaljen e bronzit e fitoi Uellsi, pasi mundën Skocinë 84-72 në derbin britanik. Në këtë kompeticion Shqipëria u rendit në vendin e pestë, ndërsa regjistroi katër fitore dhe dy humbje.

Komisionerja e FIBA-s, Radmilla Tërner e vlerësoi me notat maksimale punën e bërë nga Federata Shqiptare e Basketbollit.

"Atmosferë fantastike, një organizim i shkëlqyer nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Shpresoj që të rikthehemi sërish këtu. Do ta mbështetesim FSHB-në që të marrë iniciativa të tjera për të organizuar kompeticione të këtij niveli.

Vlerësimet për organizatorët nuk munguan as nga përfaqësues të FIBA, të cilët deklaruan se tani Shqipërisë i është hapur një dritë jeshile për të organizuar kompeticione madhore.

"Ishte një kompeticion i organizuar në mënyrë fantastike nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Është bërë një punë shumë e mirë nga njerëzit të cilët kanë punuar me shumë përkushtim dhe dashuri."

"Europiani shkoi shumë mirë. Organizatorët bënë një punë mjaft të mirë."

Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari nuk e fshehu kënaqësinë që gjithcka shkoi sipas parshikimeve.

Ponari: "Ishte një veprimtari e rëndësishme për sportin në përgjithësi dhe basketbollin në veçanti. Natyrisht që ishte Kampionati Europian i U-16, një përgatitje për të pasur një kombëtare të madhe pas 3-4 vitesh. Federata Shqiptare i dha mbështetjen e duhur, i dha gjithë fuqinë që ky kampionat të zhvillohej cilësisht dhe t'i hapte rrugë organizimit të kompeticioneve të tjera në Shqipëri. "

EMISIONET