Tifozët e Borussia Dortmund pritet të bojkotojnë ndeshjen e programuar për t'u luajtur sot, në 20:30 kundër Augsburg-ut.

Ata kanë përgatitur një protestë për shkak të orarit të papërshtatshëm të ndeshjeve të klubit të tyre në Bundesligë.

"Signal Iduna Park" pritet të ketë vetëm 65,000 tifozë nga kapaciteti prej 81,000 ndërsa rrëzikohet që stadiumi të mbetet pa tifozë.

Një protestë e ngjashme u zhvillua dhe javën e kaluar, në sfidën mes Leipzig dhe Eintracht Frankfurt, me tifozët vendas që hodhën topa tenisi në fushë.

 


 

/Ora News.tv/