Ora News sjell dëshmitë e nxënësve të asfiksuar në shkollë

Ora News sjell dëshmitë e nxënësve të asfiksuar në

Ora News sjell dëshmitë e nxënësve të shkollës në fshatin Shupenzë të Dibrës të cilët janë shtruar në spital pasi u asfiksuan nga ngrohja me kaldajë në shkollë paraditen e sotme.

Nxënësit tregojnë se kanë qenë në mësim kur kanë ndjerë erën e gazit dhe më pas mësuesit i kanë kërkuar të dalin përjashta.

 Një mjek në spitalin e Bulqizës informoi për Ora Neës se ishin paraqitur 23 nxënës, 6- 7 prej tyre kanë qenë më rëndë.

Është kërkuar ndërhyrja e një ekipi specialistësh nga Tirana të cilët kanë mbërritur në spital për ti ardhur në ndihmë fëmijëve.

Policia informoi:  Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë  tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit".

Rreth orës 14:00 gazetari i Ora News Islam Shehu,  informoi për 50 nxënës të shkollës së mesme të fshatit Shupenzë të Dibrës, që i janë drejtuar spitalit me probleme shëndetësore pasi janë asfiksuar si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës së ngrohjes në shkollë.

Lexoni pse dhe si u asfiksuan nxënësit e shkollës. Dëshmitë e tyre


 /Oranews.tv/



EMISIONET