Ora News siguron urdhërin, Basha: Derë më derë për të bindur qytetarët për protesta

Ora News siguron urdhërin, Basha: Derë më derë për

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka urdhëruar deputetët, kryetarët e degëve dhe të deleguarit, të organizojnë strukturat për protestat.

Ora News disponon udhëzimin, i cili kërkon që mes datave 2 dhe 12 shkurt të organizohen protesta lokale në rrethe, ndërsa kërkon që të shkohet derë më derë të qytetarëve për të siguruar pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit.   

"Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve në protestën e madhe në Tiranëm, apo në protestat lokale", thuhet në udhëzim.

Po ashtu në udhëzim thuhet se duhet të përcillet mesazhi tek qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftime me sms apo telefonata.


Urdhri i Bashës


EMISIONET