Ora News siguron kallëzimin penal, Dritan Gina: Arta Marku u hakmorr për shkak të gruas time

Ora News siguron kallëzimin penal, Dritan Gina: Arta Marku u hakmorr

Ora News ka siguruar kallëzimin penal të ish drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina ndaj eprores së tij, kryeprokurores së përkohshme Arta Marku

Në kallëzimin penal drejtuar Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane Gina argumenton se largimi i tij është shenjë hakmarrje e kryeprokurores pasi bashkëshortja e tij, Rovena Gashi e paditi në Gjykatë administrative.

Ne kallëzim penal shkruhet: "Pas nje presioni dhe perndjekje dyjavore te ushtruar ndaj bashkeshortes sime Rovena Gashi, Drejtoreshe e Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme dhe pas paraqitjes prej pas ne daten 08.01.2018, ne Gjykaten Administrative, te padise ndaj Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, kjo e fundit ne shenje hakmarrje, kundrejt nje sulmi dhe shantazhi te drejtperdrejte, te ushtuar gjate gjithe dites se marte, ne daten 09.01.2018 ne oren 15:20, me ka njoftuar me shkrim Urdherin Nr.13 datë 09.01.2018 «Per nderprerjen e komandimit».


S'jam i detyruar te zbatoj vendimin

Duke e quajtur urdhrin akt administrativ të pavlefshëm, Gina thotë se nuk është i detyruar ta zbatojë.

"Duke qene se ky urdher eshte nje akt administrativ absolutisht i pavlefshem, i cili nuk mund te prodhoje asnje pasoje juridike ligjore, une kallzuesi Dritan Gina, Prokuror i Republikes se Shqiperise, Drejtues i Prokurorise se Rrethit Elbasan, ne perputhje me percaktimet e nenit 47 te Ligjit Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», jo vetem qe nuk jam i detyruar t’a zbatoje ate, por edhe kam te drejte te beje kallzim penal ndaj personit qe e ka nxjerre kete urdher, Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme Arta Marku, per konsumimin e vepres penale te «Shperdorimit te detyres», te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, per keto arsye;

Urdheri me Nr.13 datë 09.01.2018 i Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme te Republikes se Shqiperise eshte nje akt administrativ absolutisht i pavlefshem, sipas parashikimeve te neneve 115  gema «a», 116  dhe 117 te Kodit te Procedures Administrative."

Gina kallëzon si nisi shantazhi

Ne kallzim penal shkruhetPersa i perket veprimeve kriminale te kryera gjate konsumimit te vepres penale te “Shperdorimit te detyres” nga ana e te kallzuares, analizojme si me poshte:  Ne daten 09.01.2018, qe ne mengjes, filloi presioni dhe shantazhi nga ana e strukturave ne Prokurorine e Pergjithshme, te urdheruara prej Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, drejtuar kallzuesit Dritan Gina, me detyre Drejtues i Prokurorise se Rrethit Elbasan, me qellim per t’a detyruar ate te largohe nga vendi i punes, pa asnje njoftim paraprak dhe pa asnje akt te shkruar e te arsyetuar ne lidhje me motivet e ketij urdheri.

Me pas, gjate mengjesit te dates 09.01.2018, ne faqen zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme, u publikua njoftimi per shtyp, ne lidhje me shkarkimin e kallzuesit nga detyra e Drejtuesit te Prokurorise Elbasan.

Akuzon Markun se shperdoron detyren per interesa te ngushta te grupeve kriminale

Referuar njoftimit te publikur ne faqen zyrtare te Prokurorie se Pergjithshme  ne daten 09.01.2018 ne lidhje me shkaqet e ketyre ndryshime rezulton se: Prokurorja e Pergjithshme e perkohshme keto ndryshime i ka justifikuar ne  kuader te riorganizimit, mirefunksionimit te organit te akuzes, rritjes se performances dhe besueshmerise se publikut tek ky institucion.

Gina rendit 5 argumentet kundër dhe shton: Asnje funksionar publik e per me teper, Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, nuk mund t’ia lejoje vetes qe te shperdoroje detyren per interesat e ngushta te nje grupi te kriminalizuar, me qellimin e vetem  te perfitimit te pozita te qendrueshme neser apo perfitimin pasuror te paligjshem sot, nga abuzimi me pushtetin dhe caktimi i miqve ne krye te organeve drejtuese te Prokurorise.

Rritja e besimit te publikut tek organi i akuzes, nuk behet duke degjuar dhe zbatuar verberisht urdherat e bandave kriminale dhe te perkrahesve te tyre me pushtet, te cileve, zbatimi i ligjit nga prokurorë te ndergjegjshem, i prishi pazaret e droges dhe, as duke vene «Shoket» ne postet drejtuese, e erresuar nga ngutshmeria qe imponon nxjerrja e perfitimit maksimal, brenda kohes se shkurter, gjate se ciles, ne menyre te turpshme, e kallzuara do te qendroje ne detyre.

Kerkon dhe ekspertim psikiatriko ligjor 

Ne Kallzim shkruhet: Duke vleresuar se ndermarrja e veprimeve te tilla me dashje direke dhe ne shkelje kaq flagrante te Kushtetutes dhe te ligjit dhe me veprimeve kaq te hapura urdherash politike, hakmarrese dhe shantazhuese ne dem, jo vetem te funksionareve te shtetit te emeruar ne detyre ne menyre te ligjshme, por edhe ne dem te vete interesave te ligjshme te shtetit, nuk mund te kryhen nga ana e nje personi te pergjegjshem, kerkojme qe, ne perputhje me percaktimet e nenit 44 te K.Pr.Penale, pas rregjistrimit te ketij kallzimi,  nga ana e Prokuroreve te çeshtjes te urdherohet kryerja e  nje ekspertimi psikiatriko ligjor, me qellim per te verifikuar gjendjen mendore te te kallzuares.


Thirrja per prokurorët: Mos neglizhoni kallzimin penal

Gina e mbyll kallzimin penal me një thirrje atyre Prokuroreve, te cilet do te trajtojne kete kallzim penal, qe, nga shantazhi dhe presioni i Prokurores se Pergjithshme te mos neglizhojne rregjistimin e ketij kallzimi penal dhe hetimin e te kallzuares,  pasi ne te kundert edhe ata do te konsumojne te njejtat elemente te vepres penale, si dhe, duke qene ne pritje dhe ne ndjekje te veprimeve procedurale penale sa me te shpejta ne lidhje me kete kallzim.

Në kallzimin penal Gina kërkon procedim penal ndaj Arta Markut për shperdorim detyre, kërkon pezullimin e ushtrimit të detyrës publike për të kallëzuarën Arta Marku, Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme si dhe demshperblim


Ora News siguron padine, Dritan Gina: Arta Marku u hakmorr për shkak të gruas time by oranews on Scribd


EMISIONET