1150 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë vetëm në Anë të Malit. Banorët e këtyre fshatrave i janë rikthyer varkave.

Deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë i kanë irrituar jo pak këto banorë, të cilët thonë se uji që ka vërshuar në tokat e tyre është vetëm nga shkarkimet e hidrocentraleve.

Pas 20 minutash udhëtimi me varkë, duke përshkuar brigjet e Bunës, jemi në zemer të fshatit. Uji ka mbuluar tokat bujqësore dhe i është afruar shkallëve të shtëpive. 

Banor: Ky është një dëm kolosal 

Në krye të rrugës qëndrojnë varkat me të cilat banorët përshkojnë rrugët e brendshme për të hyrë në banesa. Përvoja e fituar prej viteve të shkuara, i ka bërë ti ruajnë më shumë se asgjë. Jak Pemaj është një prej fermerëve që ka humbur çdo gjë. Ai tregon për ora news se 4 dynym sera i janë përmbytur dhe miliona lekë i kanë shkuar dëm, pasi uji ka dëmtuar të mbjellat. Përpara se të na dërgojë në brëndësi të serës, ai na sjell çizmet me të cilat duhet të futemi në ujë.

Me dhimbje ai thotë se pas të birit që i është larguar në emigrim, po detyrohet edhe vetë të kërkojë azil, pasi demet vit pas viti e kanë shkatërruar ekonomikisht familjen e tij.

Banor: Jam bërë unë të shkoj azilant

75 vjeçari Vas Franja tregon se fshati me 200 shtëpi, sot është i marrë fund, nga përmbytjet që trokasin vit pas viti në këtë zonë.

Edhe në Dajç janë 650 hektarë tokë në ujë dhe në Berdicë 250 hektarë, të cilat kanë vështirësuar lëvizjen e banoreve. Shpresat për një zgjidhje përfundimtare i janë shuar këtyre banorëve, që të gjendur në mes të ujit që u ka shkatërruar mundin e një jete, sot vetëm urojnë që shkarkimet të mos rriten, për tu përmbytur edhe shtëpitë.


/Ora News.tv/