Oprah Winfrey ka një karrierë të jashtëzakonshme si aktore e prodeucente dhe që nga fjalimi i saj në Golden Globe muajin e kaluar është thënë se do të kandidonte si presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por në një intervistë 60 Minutes Overtime, ajo e bëri të qartë se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

" Unë jam vërtet e përulur nga fakti se njerëzit mendojnë se unë mund të jem një udhëheqëse e botës së lirë, por nuk është ky synimi im. Nuk është në ADN-në time. Janë shumë meshkuj të pasur që më kanë telefonuar duke më thënë se do të financojnë fushatën time."

Ndërsa pranoi çmimin Cecil B. DeMille për arritjet në jetë, gruaja e parë me ngjyrë që merr këtë titull nderi u shpreh kundër idesë për të qenë kandidate për presidente.

/Ora News.tv/