Opozita i uron mirëseardhjen PDIU pa Dulen, Idrizi: S'kemi ardhur për të zhvendosur askënd

Opozita e bashkuar u mblodh sot në Vlorë. LSI dhe PD i uruan mirëseardhjen Shpëtim Idrizit të PDIU-së. 

Në tryezën e opozitës ra në sy mungesa e Vangjel Dules së PBDNJ-së. Arsyeja mbetet e paqartë, por Idrizi u kujdes të theksonte që në hyrje të fjalës së tij se PDIU nuk i është bashkuar opozitës për të zhvendosur askënd.

Sipas Idrizit,  përballë një qeverie që ka çuar Shqipërinë në drejtim të paditur, ka nevojë për një opozitë të fortë. 

Shpëtim Idrizi: Të nderuar kryetarë të partive opozitare, të nderuar deputetë, jam këtu si kryetar i PDIU për të shprehur kënaqësinë tonë që jemi pjesë e opozitës së bashkuar. Jemi të bindur se përballë një mazhorance arrogante që e ka çuar gjithë Shqipërinë  në drejtim të paditur, ka nevojë për një opozitë të fortë.

Dua të shpreh vlerësimin tonë për ju si deputetë por edhe për kryetarët e partive opozitare për qendresën dhe gjithçka keni bërë si opozitarë.Gjithashtu më duhet të them shumë qartë se ne nuk kemi ardhur këtu për të zhvendosur kënd por me respektin për çdo njërin nga ju dhe gjithë partitë politike që e përbëjnë këtë opozitë të bashkuar ne besojmë se kemi ardhur këtu si vlerë e shtuar dhe për të ndarë bashkë prioritetet tona.

Monika Kryemadhi: Të nisim takimet me qytetarët. 

Agron Duka i PAA: Të nisim me takime në bazë.  

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së: Rruga është e gjatë dhe e vështirë. Opozita nuk është e lehtë. Na duhen të gjithë forcat aq më tepër ata që kanë dëshirë të përzejnë Edi Ramën dhe bandën që e kanë kapur. Nëse ky personazh është ulur këmbëkryq me hajdutët, jo se ne kemi qenë kristalinë të ndershëm por si ky nuk kemi pasur.



EMISIONET