Opozita e vendosur: Nuk do të lejojmë zgjedhje me 30 qershor

Opozita e vendosur: Nuk do të lejojmë zgjedhje me 30 qershor

Opozita mbetet e vendosur për të mos lejuar zgjedhje me 30 qershor. Deklarata e radhës erdhi nga kreu i LZHK-së, Dash Shehi, pas takimit që pati me kreun e  PD-së Basha së bashku me aleatët e tjerë.

Dash Shehu: Që sot po ju lajmërojmë që ka filluar manipulimi zgjedhor. Zgjedhjet kanë rënë jo vetëm moralisht por dhe praktikisht me letra. Por edhe sikur ti mbushin plot ato letrat e veta ne nuk do të lejojmë të ketë zgjedhje me 30 qershor me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, 360 gradë. Nga denoncimi i manipulimeve që po i bëjnë dhe të huaj, ndërkombëtarët, gazeta mëe e madhe europiane "Bild" ku implikon vetë zotin Rama. 

Tani nuk ka nevojë për hyzmetqarë poshtë, merret vetë me vjedhjen e zgjedhjeve. Këtu moral më për zgjedhje nuk ka. Aksioni fatkeqësisht do të spostohet në shumicën në rrugë. Nuk heqim dorë as nga takimet me ndërkombëtarët, as nga informacioni me median, as takimet, por aksi kryesor është protesta e rrugës.

Këtë do ta vazhdojmë deri në një zgjidhje që e konsiderojmë finale jo për ne as për OPD dhe Bashën por për Shqipërinë, të vijë dita që të bëhen zgjedhje si në gjithë botën. Zgjedhje kështu nuk mund të bëhen, nuk administrohen më me këtë qeveri.

I pyetur se kur do të jetë protesta e radhës, ai u shpreh:

Shehi: Ka shumë alternativa, ky qytet mund të prodhojë protesta përditë. Por ne nuk bëjmë protestë për protestë, bëjmë protestë se po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur për vite me radhë dhe ka ardhur dita ti themi ndal.

Shehi shtoi gjithashtu se nuk kanë marrë një përgjigje nga Presidenti Meta, të cilit në takimin e fundit i kishin kërkuar një tryezë dialogu mes palëve.

Shehi: Jo. Presidenti jonë në këtë mes është Basha dhe këto të tjerët.

EMISIONET