Operacioni në Siri, bashkia e Ankarasë ndryshon emrin e rrugës pranë ambasadës amerikane

Operacioni në Siri, bashkia e Ankarasë ndryshon emrin e rrugës

Qeveria turke po planifikon riemërtimin e rrugës ku ndodhet ambasada amerikane në Ankara.

Rruga deri më tani është quajtur "Nevzat Tandoğan", por autoritetet turke po mendojnë ta quajnë si "Rruga e ullinjve", pas nisjes së operacionit ushtarak "Dega e ullirit" në Siri kundër militantëve kurdë.

Lajmin e ndryshimit të rrugës e bën të ditur kryebashkiaku i kryeqytetit turk, Mustafa Tuna në një deklaratë të postuar në Twitter.

Tuna tha se propozimi për ndryshimin e emrit ishte nënshkruar dhe dërguar në komisionin e emërtimit. "Propozimi për ndryshimin e emrit do të vendoset në mbledhjen e asamblesë komunale të mërkurën," tha Tuna.

Operacioni ushtarak i Turqisë që deri më tani u ka marrë jetën e 31 ushtarakëve dhe plagosjen e 143 të tjerëve, synon Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG).

 Ankaraja pretendon se YPG-ja mbështetet nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën e konsideron si një organizatë terroriste.

Ushtria e Turqisë pretendon se ajo "neutralizoi" 1,369 luftëtarë të YPG të mbështetur nga SHBA që nga fillimi i operacionit.

Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar operacionin.

Riemërtimi i rrugës mund të jetë një taktikë për të kundërshtuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump, njësoj siç veproi qeveria iraniane në vitin 1981.

EMISIONET