Operacioni "fshesa" tek Milan, gati largimi i tre lojtarëve

Operacioni "fshesa" tek Milan, gati largimi i tre lojtarëve

Deri në fillimin e sezonit, Milan konsiderohej si "mbreti" i merkatos pasi kuqezinjtë shpenzuan miliona euro por të paktë ishin ata që besonin se blerjet do të ishin të dështuara.

Me nisjen e merkatos së janarit disa lojtarë janë me valixhe gati, pasi konsiderohen si të pa përshtatshëm për skemat e trajnerit të ri dhe mund të largohen.

Sipas “Corriere Della Sera”, trajneri i ri, Genaro Gattuso, kërkon një skuadër me një numër më të vogël lojtarësh edhe pse kuqezinjtë do të luajnë si në kampionat ashtu dhe në Europa League dhe Kupën e Italisë.

Tri lojtarët që konsiderohen si të panevojshëm janë Gustavo Gomez, Paletta dhe Jose Mauri, që duket se do të largohen dhe drejtuesit kuqzinj janë në kërkim të një sistemimi.

Me arkëtimet që do të dalin nga shitja e këtyre 3 apo më shumë lojtarëve, që nuk janë më pjesë e projektit kuqezi, mund të blihet një futbollist tjetër, një kampion që mund të ndihmojë skuadrën, për të qenë një ekip më kualitativ në kampionat.

EMISIONET