Një projekt gjigand e tejet ambicioz si opera "Carmen" do të ngrejë siparin e sezonit të ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Fundjanari do të ngjitë në skenën e Pallatit të Koncerteve 170 artistë mes tyre këngëtarë lirik, balerinë dhe aktorë të njohur.

Drejtorja Zana Çela, tha se TOB do ta sjell një verson ndryshe të operës së famshme Carmen.

Në rolin kryesor rikthehet mezzo sopranoja Vikena Kamenica. Trupës së baletit të TOB do t`i bashkohet pas16 vitesh balerina e njohur Andeta Toromani. Surprizë është edhe pjesëmarrja e aktores Tinka Kurti,  të cilën regjisori Gëzim Myshketa e sjell në rolin e nënës së Don Joses.

Edhe pse pa ambiente, për Teatrin e Operas dhe Baletit viti 2017 ishte i sukseshëm me 150 shfaqje mes tyre 24 premirë

Opera me famë botërore Carmen do të shfaqet premirë më datë 30 janar si dhe në datat 1, 2, 3 shkurt në Pallatin e Koncerteve.

/Ora News.tv/