OKB votë kundër Trump për Jeruzalemin, rezoluta u miratua dhe nga Shqipëria

Asambleja kombëtare e OKB ka votuar me shumicë cilësuese kundër vendimit të SHBA për ta shpallur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Votë pro rezolutës dhe kundër SHBA ka dhënë edhe shqipëria që është nJë anëtare me të drejta të plota në OKB. Një ditë më parë, Presidenti  amerikan kërcënoi se SHBA do ti ndërpriste fondet të gjitha vendeve që do të votonin pro rezolutës. Vetë Ambasadorja e SHBA në OKB nuk është shprehur e shqetësuar, përkundrazi ajo ka deklaruar se vendi i saj do të vijojë me projektin e hapjes së Ambasadës në Jeruzalem dhe se do ta kujtonte gjatë votimin në OKB.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së OKB miratoi sot projekt rezolutën e hartuar nga Egjipti, e cila shpall të pavlefshëm vendimin e Shteteve të Bashkuara për të njohur Jeruzalemin si kryeqtet të Izraelit.  

128 vende anëtare të Organizatës së Kombeve e të Bashkuara votuan pro, 35 abstenuan, ndërsa 9 vende të tjera dolën kundër draftit. 

Projektrezoluta  parashikon se çdo  vendim mbi statusin e Jeruzalemit është i pavlefshëm dhe duhet të tërhiqet. 

Pro kësaj rezolute, e cila del kundër SHBA, votoi edhe Shqipëria e cila veproi ashtu si kishte paraaljmëruar edhe më herët Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. 

Ai nënvizoi se për çështjen e Jeruzalemit do të qëndrojë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, i cili mbështet idenë e zgjidhjes paqësore përmes një marrëveshjeje që duhet arritur nga vetë palestinezët dhe izraelitët.

 SHBA, si rrallë herë nuk gëzon mbështetjen e aleatëve tradicionalë në nismën më të fundit të Uashingtonit. 

Vetëm një ditë më parë, Presidenti Donald Trump kërcënoi se vendeve që do të të votojnë pro rezolutës, do t'u ndërpriten të gjitha ndihmat financiarë që SHBA japin çdo vit. 

SHBA vijon të mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të projekteve në vendin tonë, ku mund të përmendet asistenca për reformën në drejtësi, apo projektet në nivel qëndror dhe vendor.  

Tirana zyrtare ka bërë të ditur se për çështjen e Jeruzalemit do të qëndrojë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, i cili mbështet idenë e zgjidhjes paqësore përmes një marrëveshjeje e cila duhet arritur nga vetë palestinezët dhe izraelit. 

Nga ana tjetër, para se të hidhej për votim rezoluta, kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si shtëpinë e gënjeshtrave.   

 

EMISIONET