RTV Ora ka siguruar disa pamje, të cilat janë filmuar pak momente pas aksidentit tragjik në punë, ku dy punëtorë humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën e plagosur.

Në pamje duken punëtorët e shtrirë në tokë, ndërsa njëri prej tyre, i cili ka mbetur i plagosur dëgjohet teksa thotë: "Oh vdiqa..."

Pesë punëtorët u aksidentuan në punë, si pasojë e shembjes së një skelë e vendosur për rikonstruksionin e një pallati.

Viktimat
1-Ergys Brahimaj
2-Orjan Kodra

Të plagosur
1-Genti Bardhi
2-Altin Marku
3-Euglidios Lika

/Ora News.tv/