Oficerja e policisë 'sheh vdekjen me sy', tërhiqet zvarrë për gjysmë milje

Një oficere policie në Teksas u përball me vdekjen të mërkurën pasi u zvarrit gati gjysmë milje nga një i dyshuar që u largua gjatë një ndalese në semafor.

Zyra e Sheriffit të Qarkut Ëilliamson tha se incidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në anën e një autostrade në Round Rock, që ndodhej në veri të Austin, kur oficerja iu afrua automjetit që qëndronte në mes të semaforit pa lëvizur.

"Ai pothuajse vrau një nga oficeret e mia sot," tha Robert Chody, Sherifi i Williamson County për FOX7.

I dyshuari, i identifikuar si Jonathan Nunnally, 22 vjeç, doli jashtë ndërsa oficerja qëndronte pranë automjetit me derën e hapur.

Momenti i frikshëm u filmua në kamera, por fatmirësisht ajo nuk pësoi asnjë dëm serioz.

"Ajo që ju nuk e shihni në video është se oficerja trokitet në dritare dhe në atë pikë shoferi i automjetit zgjohet dhe fillon ta largohet me një shpejtësi shumë të ngadaltë. Oficerja hap derën dhe shoferi ndalet, " njoftuan autoritetet.

Ajo i kërkoi të dyshuarit patentën e shoferit dhe siguracionin e makinën, por përgjigja e tij ishte e vështirë për tu kuptuar. Sherifi njoftoi se oficerja mori celësat nga Nunnally dhe i vendosi mbi automjet, por ai kishte të tjera, kështu që e ktheu makinën duke e tërhequr zvarrë.

EMISIONET