Oda Dibrane hap dyert për artistët nga trevat shqiptare

Oda Dibrane hap dyert për artistët nga trevat shqiptare

Për 22 edicione me radhë Oda Dibrane ka hapur dyert e saj për artistët e ardhur nga të gjitha trevat shqiptare nga jugu në perëndim e verilindje të Shqipërisë, Kosova, Gostivari, Reka dhe Mal i Zi .

Nga kjo ode kanë marrë udhë kuvendet e Dibrës, arti burimor dibran ku artistet me këngët, vallet dhe ritet e krahinave të tyre i japin një frymëzim dhe gjallëri të jashtëzakonshme këtij evenimenti mbarëkombëtar.

Ky festival është një mundësi që u ofohet të gjitha trevave shqipfolëse  për të kërkuar, për të gjetur dhe risjellë  vlerat më të mira që ka kombi ynë.

E veçanta e këtij festivali është sepse ai bëhet në Dibër të Madhe dhe Peshkopi dhe pavarësisht nga kufiri të dy Dibrat vazhdojnë të mendojnë, të jetojnë dhe gëzojnë sëbashku.

Për performancën  më të mirë në këtë festival juria vlerësoi grupin folklorik të Prizrenit .

EMISIONET