Fanella e basketbollit e ish-Presidentit Barak Obama, me të cilën ai ka luajtur kur ishte në gjimnaz është shitur në ankand me një ofertë prej 120 mijë dollarë.

Fanella është blerë nga një person, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Obama veshi fanellën në vitin 1979 me ekipin e djemëve të basketbollit në shtetin Havai.

Shtëpia e ankandit thotë se detaje mbi fanellën përputhen me atë që Obama ka mbajtur veshur.

Një zëdhënës i Ankandeve të Heritage, tha se ofertat ishin jashtëzakonisht konkurruese.

/Ora News.tv/