Një djalë ka nxjerrë trupin e kushëririt të tj nga varri në mënyrë që të mund të festonin bashkë Vitin e Ri.

Kevin Rivera i tha të afërmve të tij të tmerruar se nuk ishte në darkën  Vitit të Ri me ata sepse kishte zhvarrosur trupin e Jassir Jose Rivera Gomez në një varrezë lokale.

Fillimisht familjarët menduan se kjo ishte një gënjeshtër, por më vonë zbuluan se Rivera kishte lënduar vetën ndërsa përpiqej të nxirrte trupin e kushëririt të tij në Varrezat San Jacinto në Gaira pranë Santa Marta, Kolumbi.

Punonjësit e varrezave konfirmuan se turpi i Jassirit ishte larguar nga varri kur mbërritën në punë në mëngjes.

Jassir vdiq në një aksident me makinë rreth dy vite më parë.

"Kur e pyetëm se përse nuk e festoi me ne Vitin e Ri, Riviera tha se kishte zhvarrosur trupin e trupin e kushëririt të tij sepse e donte shumë. Dhe dëshironte që ta nxirrte jashtë që të shikonin bashkë ndërrimin e viteve,"-tha xhaxhai i tij Freddy Rangel.

/Ora News.tv/